263 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve në Kosovë

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 263 raste të infektuara me këtë virus.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

8 persona janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Nga 3.008 testime, 263 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.765.

Në total numri i rasteve aktive është 2.271.

Të ngjashme