27 vjet nga rënia heroike e Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit, Haradinaj: Lavdi e përjetshme heronjve të Kosovës

Prishtinë | 19 Maj 2026 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies heroike të heronjve të Kosovës, Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli.

Përmes një postimi përkujtimor, Haradinaj i cilësoi Tahirin dhe Topallin si intelektualë vizionarë dhe veprimtarë të palodhur të çështjes kombëtare, të cilët me përkushtim ndaj lirisë dhe guxim të rrallë ecën pa u ndalur në rrugën e çlirimit të vendit.

“Ata dhanë më të shtrenjtën, jetën e tyre që Kosova të jetojë e lirë”, thuhet në mesazhin e Haradinajt.

Në fund të reagimit të tij, ai u shpreh: “Lavdi e përjetshme Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit!”.

Të ngjashme