28 % e qytetarëve thonë se korrupsioni është i pranishëm në Polici, për nëntë muaj 954 ankesa

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 11:17 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe rrjeti rajonal i organizatave të shoqërisë civile POINTPULSE, mban konferencën me temë “Rreziku i korrupsionit në Policinë e Kosovës”.

Qëllimi i konferencës u tha se është nxitja e diskutimeve në lidhje me fuqizimin e integritetit policor, me theks të veçantë sfidat në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Policinë e Kosovës nga institucionet përkatëse, raporton Ekonomia Online.

Burim Raçi, udhëheqës i hetimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës, tha se kanë pasur 945 ankesa për punë e policisë, prej tyre 130 raste penale ku 63 raste kanë përkundu me kallëzim penal.

“Inspektorati ka departamentin e ankesave, për 9 muaj janë pranuar 954 ankesa nga policët dhe nga qytetarët. Këtë periudhë kohore i kemi ngritur 130 raste penale ku kanë përkundu me kallëzim penal 63 raste”, ka thënë Raçi.

Plator Avdiu hulumtues në QKSS, tha se 28% e qytetarëve mendojë që ka korrupsion në Policinë e Kosovës.

“Pavarësisht se ka pasur shumë zhvillime trendi i besueshmërisë në polici nuk ka rënie. Një numër i madh i policëve u arrestuan gjatë viteve 2016/17 poashtu edhe arrestime të policëve me narkotik. 28% e qytetarëve mendojnë që niveli i korrupsionit është i pranishëm në polici”, tha Avdiu.

Brahim Sadriu nga departamenti i burimeve njerëzore në Policinë e Kosovës ka folur për implementimin e planit kundër korrupsion në policinë e Kosovës i cili do të filloj implementimin e tij në vitin 2018. Ai ka treguar nga policia do te ketë raportim tre mujorit pas fillimin të implementimit të planit.

Çështjet të cilat u diskutuan ishin performanca e mekanizmave të kontrollit të brendshëm të Policisë së Kosovës për parandalimin e korrupsionit policor; masat që janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës kundër korrupsionit policor; performanca e Prokurorisë së Shtetit me qëllim të luftimit të korrupsionit policor; perceptimi i qytetarëve të Kosovës në lidhje me rrezikun e korrupsionit në Policinë e Kosovës dhe kontributi që mund të jap shoqëria civile dhe mediat në Kosovë për fuqizimin e integritetit policor.

Të ngjashme