Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka uruar shtetin gjerman në 29 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë.
Me këtë rast, Haradinaj ka dërguar një telegram urimi në drejtim të kancelares gjermane, Angela Merkel.
“Kosova dhe populli i saj janë me fat që në të gjithë etapat e shtetbërjes, kanë pasur krah vetes shtete si Gjermania. Sot, kur bëhen 29 vjet nga bashkimi i shtetit gjerman, i kam nisur një telegram urimi kancelares Angela Merkel, për këtë festë kombëtare, duke shprehur mirënjohjen e thellë të Kosovës, për kontributin e tyre jetik ndaj nesh”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka siguruar kancelaren Merkel se Kosova është angazhuar në rrugën e saj drejt BE-së.
“Si çdo herë tjetër, kancelaren Merkel e sigurova se Kosova është fuqishëm e angazhuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Si partnerë të besueshëm dhe aleatë të fuqishëm, Kosova dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale dhe ndajnë vlera të përbashkëta! Urime Gjermani”, ka shkruar Haradinaj.