30 gjëra që mund t’i bëni kur jeni i stresuar
Prishtinë | 31 Dhj 2023 | 13:28 | Nga Ekonomia Online
- Merrni frymë thellë.
- Dilni të ecni apo të vraponi.
- Gatuani diçka të shëndetshme.
- Vizatoni, ngjyrosni apo krijoni diçka të re.
- Lexoni një libër, ose një revistë.
- Shkruani diçka.
- Filloni një blog ose një ueb faqe.
- Dëgjoni muzikë.
- Shkoni në një koncert.
- Provoni Yoga.
- Pastroni shtëpinë ose apartmentin.
- Thirrni një mik apo familjar.
- Takohuni me një mik ose familjar.
- Filloni të mbani një ditar dhe shkruani në të çdo ditë. Shkruani se si ndiheni, mendimet që keni, çfarë tërheq mendimet negative.
- Bëni një pushim nga telefoni, kompjuteri dhe media sociale.
- Bëni diçka për veten tuaj pa influence negative nga bota e jashtme.
- Shkruani të gjitha gjërat për të cilat jeni mirënjohës.
- Shkruani të gjitha gjërat që dashuroni tek vetja.
- Ndani ca kohë për të kuptuar se si ndiheni. Pastaj pranojeni ndjenjën në vend që ta injoroni.
- Mundohuni të shndërroni mendimet negative në pozitive.
- Meditoni.
- Lexoni thënie inspiruese.
- Bëni një udhëtim jashtë qytetit.
- Bëni një sy gjumë.
- Qani nëse keni nevojë.
- Kërkoni për ndihmë profesionale, nëse keni nevojë.
- Mësoni të luani një instrument muzikor.
- Mësoni vetes diçka të re.
- Shikoni fotografi të lumtura.
- Faleni veten nëse keni bërë ndonjë gabim!