30 nxënës dhe një mësimdhënës të infektuar me Covid-19 në shkollën “Xhemail Mustafa”

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

30 nxënës në shkollën fillore “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë janë infektuar me Covid-19.

Me këtë virus është infektuar edhe një mësimdhënës.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e kësaj shkolle, Shpresa Shala.

“30 nxënës dhe një mësimdhënës janë të infektuar për momentin”, tha ajo.

Ajo ka thënë se një klasë ka kaluar në mësim online, derisa në klasat e tjera janë të infektuar nga dy apo tre nxënës.

Shala tha se për momentin taskë-forca e shkollës ka vlerësuar se mësimi mund të bëhet me prani fizike.

“Një klasë është online, në të tjerat nga një ose dy nxënës, jo më shumë. Për momentin, Task Forca e shkollës e ka vlerësuar që mund të vazhdoj mësimi me prani fizike”, tha ajo për Front Online.

Dje, për shkak të numrit të madh të nxënësve të infektuar, shkolla “Ismail Qemaili”, ka kaluar në mësim online. Në këtë shkollë janë të infektuar mbi 50 nxënës.

Të ngjashme