30 zyrtarë policor nga Fushë Kosova iu janë drejtuar Qendrës së Transfuzionit të Gjakut, për të dhuruar gjak në mënyrë vullnetare Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie e PK-së. “Ky organizim i realizuar përmes Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës, dëshmon se edhe në këtë situatë pandemie zyrtarët policor […]
30 policë nga Fushë Kosova dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare

30 zyrtarë policor nga Fushë Kosova iu janë drejtuar Qendrës së Transfuzionit të Gjakut, për të dhuruar gjak në mënyrë vullnetare
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie e PK-së.
“Ky organizim i realizuar përmes Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës, dëshmon se edhe në këtë situatë pandemie zyrtarët policor janë të gatshëm të mbështesin fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut, për t’iu dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë. Policia e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, si gjithmonë në shërbim të qytetarëve, përmes aktit human të dhurimit të gjakut i cili shpëton jetë njerëzish, po tregon përkushtimin dhe angazhimin e pakursyer ndaj qytetarëve dhe vendit”, thuhet në komunikatë.
https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/3091458617581320

















