30 thënie për letërsinë

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 01:43 | Nga Ekonomia Online
  1. Letërsia është art i imagjinatës, i përcjellë gojë më gojë në të shkuarën dhe i shkruar në kohët më të reja.
  2. Letëria është krijim i një bote imagjinative, me personazhe të imagjinuara, duke marrë brumë nga jeta reale.
  3. Letërsia është të jetuar përmes fantazisë.
  4. Letërsia është arti që të mundëson të jetosh edhe imtësirat e diçkaje imagjinare e që mund të jetë edhe plotësisht e vërtetë.
  5. Nëse e kërkon të vërtetën jetësore letërsia është ajo që ta gjesh përmes botës imagjinative.
  6. Letërsia është grishje e lexuesëve për të ikur nga jeta e rëndopmtxë, në botën e fantaziës,
  7. Letërsia është gënjeshtër e thënë bukur dhe e mbështjellë me ambalazhin e fortë të jetë së përditshme.
  8. Letërsia është prodhimm i imagjinatës së bujshme dhe i jetës së pajetuar tgë autorit.
  9. Letërsia është e paarritshmja jetësore dhe e arritshmja artistike e autorit.
  10. Letërsia është art i të shkrurit e pjellë e imagjinatës.
  11. Lmagjinatë, punë e shkrim, ja kjo është letërsia.
  12. Letërsia është art i thënës përmes të pathënës.
  13. Letërsia është jetë, e jetuar ndryshe.
  14. Letërsia është pjesë e jetës që nuk vdes me kohën e me autorin.
  15. Letërsia është jetë e jetuar përmes imagjinatës e imagjinatë e shndërruar në jetë.
  16. Letërsia është jetë e jetuar përmes shkrimit e imagjinatës.
  17. Letërsia është dyshimi në jetën reale dhe krijimi i botës që duhej të ishte.
  18. Letërsi është ai krijim që pushon të jetë art kur përkon plotësisht me realen.
  19. Letërsi është kur di të imagjinosh e kur mund të besosh se po e thua të vërtetën.
  20. Letërsia nuk është tregim i së vërtetës por art i të vërtetës.
  21. Letërsia është art i rilindjes utopike të autorit dhe ofertë imagjinative për rilindjen e lexuesit.
  22. Imagjinatë, durim dhe durim – u bë vepra letrare!
  23. Letërsia është art që nuk definon kurgjë e mund të na definojë shumëçka.
  24. Letrari vërtetë artin e imagjinatës e mjeshtrinë e gëneshtrës e mëson nga jeta.
  25. Letërsia është e vërtetë matematike e shndërruar në imagjinatë pa kufi.
  26. Letërsia i then të gjitha ligjet fizike pa shkaktuar asnjë rrëmujë në gjithësi!
  27. Letërsia është art që vështirë krijohet, po që vështirë edhe shijohet!
  28. Letërsia është art të cilin e dashurojnë shumë e tejet pak veta arrrijnë të fitojnë dashurinë e saj!
  29. Letërsia është arti që mundëson shkrirjen e mençurisë, etjes për emër dhe gënjshtrës në një utopi të vetme!!
  30. Ashtu si jeta, edhe letërsia është e të gjithëve dhe e askujt!

Të ngjashme