Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” për një muaj ka intervenuar në 300 raste në debllokimin e pusetave të ujërave të zeza.
“Lusim qytetarët të kenë kujdes dhe mos të hedhin gjësende të ngurta, mbeturina të cilat janë të papërballueshme për një sistem të kanalizimit i cili nuk është i dedikuar as ndërtuar për gjëra të panevojshme”.
“Rastet e tilla do të zvogëloheshin dukshëm me një kujdes më të shtuar nga ana e qytetarëve dhe në disa raste edhe me ndrrime/ zgjerime rrjetash të ujërave të zeza nga ana e Komunave përkatëse”, thonë nga KRUP.