Pastrohen një numër i madh i pusetave të ujërave të zeza në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Ekipe shtesë të mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza, gjatë ditës së sotme po vazhdojnë me intervenime në puseta të kanalizimit, gjithandej, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Sot janë pastruar mbi 8 puseta të ujërave të zeza në disa zona të shërbimit si në: rruga “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, një intervenim/ zhbllokim pusete në fshatin Henc dhe rruga “Xheladin Hana” në lagjen” Arbëria” në Prishtinë, ndërsa rruga” Muhamet Qami” është inspektuar sot dhe nesër do të realizohen punime të mëdha nga ana e ekipeve të rrjetit të ujërave të zeza”, thuhet në komunikatë.

Puna e tyre nuk ndalon asnjë moment, për të vazhduar edhe më tej deri në orët e vona të mbrëmjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme