31-vjeçarja “e zhdukur” i lajmërohet vëllait: Do të bëj çmos që t’i marr fëmijët

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 22:58 | Nga Ekonomia Online

Egzona B., nga Komuna e Podujevës e cila është zhdukur nga 2 janari ka telefonuar familjarët e saj, të cilët po e kërkojnë që tri ditë, raporton Gazeta Sinjali.

Vëllai i saj tha për Gazetën Sinjali se 31-vjeçarja i ka telefonuar ata para 20-30 minutave dhe u ka thënë se është mirë me shëndet.

Egzona nuk iu ka treguar familjarëve vendndodhjen e saj, por ka thënë që do të bëjë çmos që t’i marrë fëmijët e saj.

“Egzona është lajmëruar shëndosh e mirë, vendndodhjen nuk e ka treguar, veç ka thënë se shumë mirë është. Për me u kthy nuk ka thënë që kthena, por fëmijët ka me bë çmos me i marrë. Nuk më tregoi as mu ku është, kur kthehet, se i thash ku je, por nuk më ka tregu. ‘Mirë jom’, zoni i vijke mirë”, tha ai.

Egzona, të cilës bashkëshorti i ka vdekur para tri viteve, jetonte bashkë me katër fëmijë e saj (më i madhi 12 vjeç) te familja e burrit të saj.

Ndërkaq, festat e fundvitit kishte shkuar t’i festonte bashkë me familjen e saj në komunën e Podujevës.

Pasi që kishin festuar deri vonë dhe të tjerët kishin fjetur, Egzona ishte larguar nga shtëpia e vetme rreth orës 01:45 të 2 janarit, duke i lënë katër fëmijët e saj te vëllai.

Familja e kishte lajmëruar rastin në Polici dhe kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur Egzonën.

Të ngjashme