326 mijë trupa ruse po luftojnë në Ukrainë

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes ukrainase, Kyrylo Budanov, ka thënë se rreth 326 mijë trupa ruse po luftojnë në Ukrainë për momentin.

Në një intervistë me The Washington Post, Budanov tha se vetëm 9 për qind e furnizimeve të Rusisë me raketa me rreze të gjatë “Kalibr” kanë mbetur, shkruan Skynews.

Ai gjithashtu iu përgjigj pretendimeve se Rusia mund të konsideronte nisjen e një sulmi bërthamor nëse Ukraina do të çlironte Krimenë, e cila u aneksua në vitin 2014.

“Rusia është një vend nga i cili mund të presësh shumë, por jo idiotësi të plotë. Kryerja e një sulmi bërthamor do të rezultojë në jo vetëm një disfatë ushtarake për Rusinë, por në kolaps të Rusisë. Dhe ata e dinë këtë shumë mirë”, tha ai.

Të ngjashme