Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 85 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID të QKUK’së dhe në spitalet rajonale.
Sipas SHSKUK’së, 33 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.
2 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 55 janë me oksigjenoterapi.
Sipas SHSKUK’së, vetëm në Klinikën Infektive janë të shtrirë 14 pacientë të infektuar me këtë virus.
Njoftimi i plotë:
COVID 19: 85 pacientë po trajtohen në SHSKUK
Sipas raportit të punës për datën 4 korrik 2021, 85 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.
33 janë të konfirmuar pozitivë, 2 janë në gjendje të rëndë dhe 55 janë me oksigjeno- terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 63 pacientë:
14 të konfirmuar me COVID-19
43 me oksigjeno-terapi
2 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 14 pacientë, 2 në gjendje të rëndë + 18 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë
Klinika e Pulmologjisë, 31 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë
19 të konfirmuar pozitivë
12 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 16 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient