Prishtina konsiderohet si klubi më i madh në futbollin e Kosovës.
Skuadra prishtinase ka qenë pjesëmarrëse edhe në ligën e parë të federatës së ish-Jugosllavisë.
Pikërisht, si sot para 33 vjetëve “Plisat” kanë shënuar një ndër fitoret më të mëdha të asaj kohe, transmeton Telegrafi.
Prishtina kishte triumfuar kundër Crvena Zvezdës midis Beogradit me rezultat prej 3:1, e cila kishte befasuar gjithë futbolldashësit.
Ndryshe, bardhekaltërit janë shpallur dhjetë herë kampion prej vitit 1990 deri në ditët e sotme ndërsa ka fituar edhe pesë herë titullin e Kupës së Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=OL2vaP6CcGI