34 raste të zjarreve në Ferizaj

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 08:46 | Nga

Për më pak se dy javë, në Ferizaj janë evidentuar 34 zjarre. Dy ditë më parë janë djegur dhjetëra hektarë hamullore në fshatin Pojatë të Ferizajt, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ka nxitur reagimin e banorëve. Besart Maloku, banor nga fshati Pojatë i Ferizajt ka thënë se nga ky zjarr, banorët janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike disa orë.

Ai ka sugjeruar komunën dhe zjarrfikësit t’i njoftojnë qytetarët të paktën nëpër rrjete sociale për rrezikun që mund ta shkaktojë ndezja e hamulloreve dhe e zjarreve në përgjithësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme