35 të vdekur dhe 135 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 kanë humbur jetën 35 njerëz dhe janë infektuar 135 të tjerë me këtë virus.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 900 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë infektuar 147 mijë e 229 njerëz me COVID-19, janë shëruar 123 mijë e 710, katër mijë e 478 njerëz kanë humbur jetën dhe vazhdojnë të mbesin edhe 19 mijë e 41 raste aktive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme