35 thënie të urta nga populli hungarez

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Urtësitë e popullit hungarez duket se kanë diçka të përbashkët: Ato janë më së shumti të përqendruara tek përtacia, dembelizmi, si një formë indirekte për ta shtyrë njeriun drejt punës, veprimit, lëvizjes.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur thëniet më të bukura nga Hungaria:

  1. Dashuri dhe liri, ja çfarë më duhet. Për dashuri jap gjithçka, për lirinë jap dashurinë.
  2. Lum ai që ka miq, mjerë ai që ka nevojë për ta.
  3. Njoh një mik përtac, ai kurrë nuk ec në diell, që të mos lodhet duke tërhequr hijen.
  4. Po e vure punën në shtrat, do vësh në gjumë edhe fitimin.
  5. Arma e të marrit është gjuha.
  6. Kafeja e mirë duhet të jetë e zezë si djalli, e hidhur si helmi dhe e ëmbël si puthja.
  7. Dashuria dhe urrejtja nuk janë gjykatës të drejtë.
  8. Do ishte gati të shkonte në varrimin e punës.
  9. E bukur shpata nëse shkëlqen, por do të ishte më mirë nëse është e mprehtë.
  10. Varfëria është lopa e pasanikut.
  11. Kush nuk ka kalë, le të ecë në këmbë.
  12. Njeriu i mençur ndjehet kudo si në shtëpinë e vet.
  13. E kap rrezen e dritës duke përdorur leqet e minjve. (Gënjen veten)
  14. E nxori tymin nga shtëpia me rrjetë.
  15. Në shenjë mirënjohjeje që e hipin në karrocë, budallai i mban fëmijët mbi shpinë që të mos rëndojnë ngarkesën.
  16. Jeta e vetmuar nuk mund të jetë pa mallëngjim.
  17. Jo çdo kokërr e lëmuar është thjerrëz.
  18. Kërkon mollë në pyllin e ahut.
  19. Kërkon të mbështetet mbi kallamishte.
  20. Kush ka kafshuar të kapërdijë.
  21. Macja pa kthetra nuk ngjitet dot në pemë.
  22. Në gjumë të gjithë jemi njësoj të pasur.
  23. Nëse marrëzia do të dhimbte, ajo do të ulërinte gjithë ditën e ditës.
  24. Njeriu mund të bëjë shumë, por bukuria bën shumë më tepër.
  25. Pendesa e sinqertë e fshin gabimin.
  26. Pluhurat që mjeku i jep për t’i tretur në ujë, budallai i kapërdin në mes të lumit.
  27. Poshtë kërthizës nuk ka as religjion, as të vërtetë e dëshmi.
  28. Prenë një pyll të tërë për të shpëtuar nga sorrat.
  29. Shkëndijat lindin edhe nga kudhra e vogël.
  30. Të mos gëzohet gjethi lart kur bie gjethi përtokë.
  31. Ujku me shpatull të shpuar nga plumbi, më fisnik se qeni lëpirës i zotërisë.
  32. Është më i gjatë vargu i ditëve sesa vargu i suxhukëve.
  33. Yjet janë shumë, por të gjithë së bashku nuk e zëvendësojnë dot diellin.
  34. Djalli tenton të gjithë përveç dembelit që tenton djallin.
  35. Fjala “duhet” nuk mbytet asnjëherë në Danub.

Të ngjashme