Tuberkulozi po prek të rinjtë. Këtë vit janë shënuar mesatarisht një i prekur në ditë, me mbi 360 raste të reja në Shqipëri, ndërsa mjekët apelojnë të mos neglizhohen simptomat që janë të ngjashme me ato të komplikacioneve pulmonare.
Mbi 360 persona janë diagnostikuar me tuberkuloz përgjatë këtij viti. Mjekët thonë se Shqipëria është një vend me incidencë të ulët, por problem përbën shfaqja e sëmundjes tek moshat e reja.
Mjekja Donika Bardhi thotë se tuberkulozi është një sëmundje infektive, e cila përhapet përmes ajrit dhe prek mushkëritë. Simptomat janë të njëjta me ato të komplikacioneve pulmonare.
“Numrin e rasteve me tuberkuloz e kemi në ulje vit pas viti, por ajo që ndryshon nga numri i lartë i pacientëve është sde ne e kemi kryesisht në moshën aktive. Pra nga 15-55 vjeç kemi numrin më të madh të rasteve me tuberkuloz”, tha ajo.
Mjekja Donika Bardhi thotë se tuberkulozi është një sëmundje infektive që përhapet nëpërmjet ajrit dhe prek mushkëritë. Simptomat janë të njëjta me ato të komplikacioneve pulmonare.
“Faktorët janë të ndryshëm, por ato që dominojnë janë sistemi imunitar i personit që bie në kontakt me një pacient me tuberkuloz, mosushqyerja, banimi në kushte jo të ajrosura”, tha ajo.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë 7 milion persona në mbarë botën u diagnostikuan me tuberkuloz përgjatë 2018-ës, nga 6.4 milion qe ishin një vit më parë. Për shkak të diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të marrë në kohë numri i vdekjeve ka shënuar ulje./OraNews/