Nis shpërndarja e drunjve për familjet me asistencë sociale në Prishtinë

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës, sot, ka nisur me shpërndarjen e drunjve për familjet me asistencë sociale.

Në sitën e parë, Komuna ka përzgjedhur 84 familje të cilat do të marrin nga tri metra dru. Këta drunj janë fito sanitar që janë mbledhur deri tash.

Sipas përllogaritjeve të Komunës, sot planifikohet të shpërndahen drutë për rreth 36 familje.

Përveç drunjve, komuna po e bën edhe sharritjen dhe transportin e tyre.

Në shpërndarjen e drunjve që Komuna e Prishtinës po e bën për familjet me asistencë sociale i pranishëm është edhe kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme