Komunat kritikohen për mungesë të investimeve kapitale

Prishtinë | 09 Jan 2019 | 13:45 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), dhe OJQ-të partnere YAHR, ISDY, Syri i Vizionit dhe Ekovizioni, në partneritet me USAID në kuadër të aktivitetit për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse, shpalosën të gjeturat kryesore të raportit “Menaxhimi i parasë publike në sytë e Auditorit të Përgjithshëm”, raporton Ekonomia Online.

Ky raport analitik, pasqyron rekomandimet e  Auditorit të Përgjithshëm lidhur me menaxhimin e parasë publike. Raporti gjithashtu analizon edhe implementimin e rekomandimeve të auditorit nga gjashtë komunat vijuese: Prizren, Suharekë, Ferizaj, Lipjan, Podujevë dhe Istog, për vitin 2017.  

Diana Krasniqi, nga KDI, ka dhënë gjashtë rekomandime sa i përket llogaridhënies në menaxhimin e parasë publike. Ajo ka thënë se nga të dhënat e këtyre komunave vërehet se megjithëse është përmbushur buxheti i ndarë, ka pasur mangësi në investime kapitale.

“Kërkojmë nga kryetarët e komunave të zbatojnë dispozitën ligjore dhe të marrin masa disiplinore deri tek shkarkimet. Kryetarët të fuqizojnë rolin e auditorit të brendshëm. Kërkojmë që në kuadër të sigurimit të kontrollit të rritet angazhimi i auditmit të brendshëm për parandalim të problemeve të mundshme. Kërkojmë  ndarjen e grandeve.  Komisioni rregullimit publik të inicioj ndryshime ligjore për përmirësimin e sistemit aktual të prokurimit”, tha Krasniqi.

Ajo ka rekomanduar që ministria e Financave të rishikoj politikat aktuale me qëllim të përmirësimit të pagesave dhe humbjes së parasë publike.

Bekim Krasniqi nga organizata YAHR, theksoi se “raportet e auditorit për periudhën 2015-2017 për komunën e Ferizajt, theksojnë dobësi në qeverisje në raport me llogaridhënien, menaxhimin e rrezikut dhe cilësinë e raportimit menaxherial”.

Këto gjetje, të cilat vazhdojnë të  përsëriten në të gjitha raportet e ZKA që nga viti 2015 tregojnë për probleme sistematike përderisa niveli zbatimit të rekomandimeve nga vitet paraprake vazhdon të jetë i ulët. Gjetjet sistematike potencojnë dobësi në kontrollet menaxheriale dhe menaxhimin e rrezikut, moskryerje të obligimeve (qirasë) nga shfrytëzuesit e pronës komunale, moskryerje të obligimeve (taksës) nga bizneset, mos përdorim të E-pasurisë dhe mungesë të depos.

“Në komunën e Ferizajt, 2017 ka shpenzuar 95 për qind buxhetin për këtë komunë. Disa prej mangësive kanë qenë Moskryerja e obligimit të qirasë, moskryerja taksave dhe punësimi pa konkurs. Investimet kapitale në Ferizaj, tejkalimi vlerës, pagesa faturave dhe pagesa jashtë llogarisë së operatorit të kontraktuesi”, tha ai.

Erolina Morina nga organizata ISDY theksoi se raportet e auditorit për komunën e Prizrenit për periudhën 2015-2017, reflektojnë dobësi sistematike në menaxhimin e kontratave për investime kapitale, lidhjen e kontratave publike jashtë planit vjetor të prokurimit në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik dhe kosto shtesë dhe sfida buxhetore për komunën si rezultat i planifikimit jo të saktë të projekteve. 

“Prizreni 91 për qind ka realizuar buxhetin. Te kategoria mallra e shërbime, buxheti finalë më shumë se 4 milionë, ndërsa ishin shpenzuar më shumë se 3 milionë. Parregullsi në shërbimin. Stafi ka qenë parregullsi. Investimet kapitale 16 milionë, prej tyre 2017 janë shpenzuar 13 milionë.  Prizreni përballet me probleme sa i përket menaxhimit të parasë publike, menaxhimi tenderëve, inkasimi të hyrave, regjistrimi pronave e të tjera”, tha ajo.

Abedin Imami nga organizata Syri i Vizionit theksi se në Komunën e Istogut, problemet të cilat përsëriten nga viti ne vit në mënyre sistematike janë problemet me menaxhim të aseteve, procedurat e prokurimit dhe sigurimin e mekanizmave kontrollues të cilësisë dhe llogaridhënies”.

“Sa i përket Istogut, buxheti final është shpenzuar 90 për qind. Është identifikuar shfrytëzim i ulët në investime kapitale, kryesisht në vonesa të procedurave të prokurimit”, tha ai.

Shpend Sopa nga organizata Ekovizioni theksoi se ekzistojnë disa mangësi sa i përket qeverisjes brenda komunës së Podujevës, veçanërisht në lidhje me mos zbatimin e plotë të rekomandimeve nga viti paraprak, realizimin e buxhetit dhe kontratave të nënshkruara në mungesë të buxhetit, ndarja e prokurimeve dhe përdorimi i procedurave minimale, si dhe iniciativa modeste për mbledhjen e të hyrave.

“Në Podujevë,raporti auditimit tregon për rritje të buxhetit. Janë identifikuar disa mangësi në kryerjen e pagesave”, tha ai.

Të ngjashme