Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përmbledhur një koleksion me thënie nga thesari i urtësisë spanjolle.
Vera ka dy të këqia: po i shtove ujë – prishet, po nuk i shtove – të prish.
Stomaku nuk dëgjon mirësjelljet dhe predikimet.
Beqari është si palloi, i fejuari – si luani, i martuari – si gomari.
Shfajësimi i pakërkuar, fajësim i dukshëm.
Të marrësh anën e të drejtit, do të thotë para së gjithash t’i shërbesh vetvetes.
Një fëmijë i pasur, shpesh, qëndron në prehërin e një nëne të varfër.
Një njeri që nuk ka kohë për t’u kujdesur për shëndetin e tij, është si ai mekaniku që është shumë i zënë me punë dhe nuk mund të kujdeset për veglat e tij.
Njoh dy gjëra që fitojnë duke u vjetëruar: vera dhe dashuria.
Në mes miqve një noter dhe dy dëshmitarë.
Nëse hedh baltë kundër një muri, në mos ngelet balta, ngelet njolla.
Nëse të gjithë të thërrasin se je gomar, ka ardhur koha të pëllasësh.
Në udhëtimin e gjatë dhe fija e kashtës është e rëndë.
Mos kërko ndihmë nga asnjëri, për një punë që mund ta kryesh vetë.
Mos pi asgjë pa e parë, mos nënshkruaj asgjë pa e lexuar.
“Nesër” është shpesh dita më e ngarkuar e vitit.
Në gojë të mbyllur kurrë nuk mund të hyjë ndonjë mizë.
Atij që ka gruan e bukur, shtëpinë në kufi dhe vreshtin pranë rrugës, nuk do t’i mungojnë grindjet kurrë.
Ligjet, ashtu si rrjeta e merimangës, kapin muzën, por lënë të kalojë skifteri.
Me gënjeshtër dhe art jetohet gjysëm viti, anasjelltas gjysma tjetër.
Kopja nuk mund të jetë kurrë më e përkyer se origjinali.
Krahaso dhimbjet e tua me të tjerëve, e do të duken më të vogla.
Kur mund të hash bukë thatë në shtëpinë tënde, mos kërko mish të njomë në shtëpinë e tjetrit.
Kur zjarri dhe uji janë në luftë, është zjarri ai që humb.
Kurrë mos e këshillo askënd që të shkojë në luftë ose – të martohet.
Kurrë mos i thuaj burimit “unë nuk do të pi nga ti”.
Kush don të pasurohet, nuk duhet të mbledhë para, por t’i pakësojë nevojat e veta.
Gruaja është themeli i shoqërisë njerëzore, lum ai komb që e përkrah.
Gruaja sheh te burri forcën që do thyer dhe dobësinë që do mbrojtur.
Jepi fatin birit tënd dhe hidhe në det.
Ëndrra të përkund, kurse realiteti të zgjon.
Është e lehtë të dashurosh, por e vështirë ta jetosh dashurinë.
Është e pamundur që njëkohsisht të dashurosh dhe të jesh i mençur.
Është më mirë të vizitosh ferrin kur je gjallë, sesa i vdekur.
Fatkeqsitë bien mbi ayë që është i lagur.
Gratë dhe macet nuk vijnë kur i thërret, por vijnë kur nuk i thërret.
Dashuria korrupton zemrat e pastërta de pastron ato të papastra.
Dashuria shpesh i merr mendtë atij që ka, i jep atij që s’i ka.
Dielli më i mirë është ai që më ngroh sot.
Djalli shkon një herë në shtëpinë e të pasurve dhe dy herë te të varfërit.
Edhe kali më i butë hedh shkelma, po t’i shtrëngohet freri vazhdimisht.
Ai që i frikësohet shkopit, mund të qeveriset vetëm nga shkopi.
Armiku i rrezikshëm është ai për të cilin nuk dyshon.
Atje ku sundon forca, dituria detyrohet të heshtë.
Burri i bukuroshes është gjithnëj në alarm