Ekonomia Online
FUNDIT

466 pacientë të hospitalizuar në klinikat Covid dhe spitalet rajonale në Kosovë, 18 në gjendje të rëndë

466 pacientë të hospitalizuar në klinikat Covid dhe spitalet rajonale në Kosovë, 18 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 466 pacientë. Sipas ShSKUK-së, 392 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus. 18 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 349 pacientë janë me oksigjeno-terapi. Njoftimi i plotë: 17 gusht 2021, […]

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 466 pacientë.

Sipas ShSKUK-së, 392 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus.

18 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 349 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

17 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

466 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

392 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

349 me oksigjeno-terapi

18 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 181 pacientë të shtrirë, 126 prej tyre Covid-19 pozitivë, 146 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 113 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 35 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 10 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 20 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 285 pacientë, 266 prej tyre Covid-19 pozitivë, 203 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 61 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 53 pacientë

– Spitali i Pejës, 51 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 64 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 14 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 34 pacientë

Të ngjashme