47 vjeçarja braktis dasmën, tragjikisht ndërron jetë

Prishtinë | 18 Sht 2016 | 11:49 | Nga

Në rrethana të paqarta, në mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë një grua rreth moshës 47 vjeçare.

Sipas autoriteteve të policisë, viktima është shqiptare e identifikuar si Rajmonda Biraçi, shkruan Shqipëria, përcjellë Klan Kosova.

Viktima raportohet se ka ndërruar jetë në spitalin ‘’Nënë Tereza’’, derisa më parë kishte qenë në një dasmë në Pezë ku papritur i ishte keqsuar gjendja shëndetësore.

Sipas raportimeve të para, thuhet se 47 vjeçarja, Biraçi, u transferua në spital nga të afërmit, por që vdekja i erdhi natyrshëm nga një infarkt në zemër, përcjellë Klan Kosova.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes.

“Më datë 18.09.2016, ka ardhur e vdekur në spitalin “Nënë Tereza”, në urgjencën e zemrës shtetasja Rajmonda Biraçi 47 vjeçe, e cila ka qënë në një dasëm Pezë. Mendohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale nga një infarkt në zemër. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” ka njoftuar policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme