49% e kontributdhënësve do të mund të tërhiqnin veç 96.5 euro nga Trusti, nëse miratohet tërheqja

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

49 përqind e kontributdhënësve do të mund të tërhiqnin nga 96.5 euro të mjeteve nga Trusti, nëse deputetët miratojnë sot tërheqjen e 30 përqind të mjeteve, sipas statistikave nga Instituti GAP.

Nga analizat e vitit 2020 dhe atij 2022 rreth ndikimit të tërheqjes eventuale të kursimeve pensionale, në rast të aprovimit të kësaj iniciative del se Trusti do të shpërndajë rreth 594 milionë euro, apo afër çerekun e mjeteve që ka nën menaxhim.

695,523 kontributdhënës do të mund të tërhiqnin kursimet e tyre, ndërsa rreth 90.4% e të gjithë kontributdhënësve do të mund të tërheqin shumicën e fondit prej 594 milionë euro (rreth 58% apo 345.8 milionë euro).

Sipas GAP-it, rikuperimi i mjeteve do të merrte tetë vite kohë, si dhe shterrja e kursimeve pensionale në moshën e pensionimit do të shkurtohej për 2.2 vite.

“Injektimi i 594 milionë eurove në treg do të rëndonte edhe më tej situatën me çmime”, sipas parashikimeve.

Të ngjashme