5 këshilla për një stil të shëndetshëm jetese

Prishtinë | 01 Pri 2023 | 07:09 | Nga Ekonomia Online

Çfarë vlere ka suksesi nëse nuk jeni mjaftueshëm të shëndetshëm për ta shijuar atë?

Merr shumë dedikim që të ndërtoni një biznes të suksesshëm. Ju duhet të jeni të gatshëm të punoni më shumë se gjithkush tjetër, për të shtyer veten në limitet tuaja. Por ka edhe aspekte negative të këtij stili jetese, dhe shumë ndërmarrës injorojnë rëndësinë e shëndetit.

Programi i zënë i një ndërmarrësi asnjëherë nuk ka pushim, i cili mund të ketë ndikim negativ në jetën e tij. Më poshtë janë pesë këshilla për një stil jetese më të shëndetshëm për ndërmarrësit. Pas të gjjithash, çfarë vlere ka suksesi nëse shëndeti juaj nuk ju jep mundësinë t’a shijoni atë?

Bëni ushtrimet pjesë të rutinës tuaj ditore

Ushtrimet ditore mbajnë mendjen tuaj të freskët dhe ju bëjnë më të lumtur. Mirëmbajtja e një mendje pozitive është çelësi kyç i suksesit. Me të gjitha pengesat dhe sfidat me të cilat ne ndërmarrësit përballemi çdo ditë, çdo ushtrim duhet të pritet me krahë të hapur.

Adam Legas, themeluesi i kompanisë së shtesave Nanohydr8, pajtohet.

‘’Ushtrimet në mëngjes para se të shkoni në zyrë ju vendosin në kornizën e duhur të mendjes për t’u përballur me gjithçka e cila vjen në rrugën tuaj. Ka madje edhe përfitime tjera nga ushtrimet për ndërmarrësit, duke përfshirë një ekuilibër më të mirë jetë-punë dhe aftësi të përmirësuara të zgjidhjes së problemeve.

Nuk ka rëndësi nëse bëni ushtrime në mëngjes, pasdite apo në mbrëmje, gjeni kohë për to dhe bëjeni prioritet.

Hani sa më shëndetshëm që të jetë e mundur

Ushqimi i shëndetshëm është njëra prej mënyrave më të lehta për të jetuar një jetë të shëndetshme, dhe madje edhe ndryshimet më të vogla mund të bëjnë ndryshim të madh. Për shembull, nëse i lini pijet e gazuara dhe zëvendësoni ato me ujë është njëra prej mënyrave më të shpejta për të zvogëluar konsumimin e sheqerit dhe të humbni peshë.

Në vend se të hani jashtë për drekë, merrni me vete një ushqim të pasur në zyrë. Ju ende mund të merrni kohë që të shtendoseni gjatë pushimit tuaj, por ju mund ta bëni atë me ushqime të pasura, në vend se të hani hamburger me patate të skuqura.

Merrni kohë që të shkëputeni nga biznesi juaj dhe të relaksoheni

Drejtimi i një biznesi është stresues, nuk mund t’a mohojmë këtë. Nëse nuk merrni kohën për t’u relaksuar dhe të shkëputeni kohë pas kohe, ju do të dërrmoheni jashtë mase. Shumë ndërmarrës mendojnë se ata duhet të punojnë gjatë gjithë kohës dhe të kalojnë orë torturuese. Kjo është e vërtetë, por duhet të dini se kur është koha të relaksoheni dhe të rimbusheni.

Gjeni kohë nga programi juaj javor që t’i kushtoheni një hobi. Luani golf, shkoni për peshkim, shikoni një film ose bëni diçka tjetër e cila ju relakson. Koha e kaluar me familjen është gjithashtu një mënyrë e mirë për t’u shkëputur. Gjithashtu, mos u frikësoni të merrni pushim nganjëherë. Koha larg mund të jetë shumë e dobishme, disa nga idetë e mia më të mira më vijnë gjatë pushimeve.

Gjeni një rutinë e cila funksionon për ju dhe qëndroni në të

Mbajtja e një orari të rregullt është një gjë e mirë për të qëndruar në rrugë dhe të mbani veten të përgjegjshëm, siç e kam mësuar duke u zgjuar në ora 5 çdo mëngjes. Kur dita juaj është e planifikuar dhe e dini saktësisht se çfarë duhet të përfundohet, ju do të shihni se do të përfundoni detyrat në një ritëm më të shpejtë.

Pjesa më e vështirë është realizimi i kësaj, pas një kohe, trupi juaj mësohet me rutinën, duke e bërë më të lehtë përderisa koha kalon. Ditët e mia fillojnë në ora 5 tani pa alarm, trupi im është mësuar me rutinën.

Mësoni të menaxhoni stresin tuaj

Stresi është pothuajse i pashmangshëm kur jeni ndërmarrës, por mund të menaxhohet. Është e rëndësishme të mësoni se si t’a kontrolloni mënyrën se si stresi ndikon në mendjen tuaj dhe në procesin e vendimmarrjes. Jo vetëm që stresi është i keq për shëndetin tuaj personal, por gjithashtu ndikon negativisht në biznesin tuaj.

‘’Stresi mund të shkatërrojë marrëdhëniet me klientët, edhe me ata aktual edhe me ata potencial, nëse e lejoni. Stresi është gjëja e fundit për të cilin ka nevojë biznesi juaj, kështu që mësoni t’a menaxhoni atë dhe mbajeni larg gjatë kohërave të rëndësishme’’, sugjeron Brian Greenberg, themeluesi i True Blue Life Insurance.

Stresi nuk zvogëlohet me më shumë sukses, siç mendojnë shumica. Në fakt, është shpesh e kundërta, dhe nuk do të zhduket kurrë tërësisht, kështu që mësoni se si t’a menaxhoni sa më mirë që të jetë e mundur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme