5 lojtare të “Dukagjinit” pjesë e Përfaqësueses së Kosovës

Prishtinë | 01 Mar 2017 | 15:54 | Nga

Komuna e Klinës gjithmonë ka pasur sportistë të njohur në Kosovë dhe me gjerë. Ata kanë mbrojtur ngjyrat e klubeve të njohura kosovare dhe evropiane.

Një sukses të madh është duke shënuar edhe Klubi i Femrave të Futbollit “Dukagjini” i Klinës, i cili bën gara në Superligën e Kosovës. Ky klub është themeluar në vitin 2015 dhe me angazhimin e kryesisë dhe trajnerëve të klubit, rreth vetes ka grumbulluar talente të reja të futbollit që janë ardhmëria e Klinës dhe Kosovës.

Kjo dëshmohet me faktin se 5 lojtare të KFF “Dukagjini”: Xhenifer Pjetri, Dafina Bytyqi, Albulena Fejza, Eldona Balaj dhe Fortesa Krasniqi, janë ftuar të mbrojnë ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës U16 në garat ndërkombëtare.

Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Kristina Lazri, pohon se në ketë ekip ka talente të reja që janë e ardhmja e futbollit për femrat. Ajo tregoi se së fundi kanë fituar turnirin e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Lazri thotë se kanë edhe mbështetjen e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, pa mbështetjen e të cilit nuk do të arriheshin këto rezultate.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme