Liderët e Austrisë, Çekisë, Letonisë dhee Bullgarisë kanë kërkuar sot të bisedojnë për fushatën dhe distribuimin e vaksinave në Bashkimin Europian, pas ankesës së kancelarit austriak se kjo nuk po ndodh sipas pajtimit.
Mediat austriake kanë raportuar sot se pesë liderët e këtyre shteteve kanë dërguar letër të përbashkët Presidentes së Komisionit Europian Ursula va nder Leyen dhe Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel.
Deri tek kjo erdhi pasi Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, të premten u ankua, edhe pse BE u pajtua që shpërndarja e vaksinave sipas banorëve, disa shtete kanë pranuar më shumë se të tjerët kishte raportuar gazeta angleze The Guardian.
Në letër shkruhej se “nëse vazhdohet kështu, do të përkeqësohej situata dhe do të krijoheshin dallime të mëdha mes shteteve anëtare deri në këtë verë.”
Ministria austriake e shëndetësisë, me të cilën udhëheqë partneri i koalicionit të Kurz, ishte në mesin e atyre që kishte hedhur poshtë kritikën e kancelarit, ku pretendohej se negociatat për distribuim të vaksinave ishin të baraspeshuara dhe transparente.
Komisioni Europian dhe posaçërisht presidentja Ursula von der Leyen, ishin vënë para kritikave të shumta për menaxhimin e pandemisë dhe posaçërisht të fushatës së vaksinimit këtë vit. Kjo situatë kishte eeskluar në konflikt me kompaninë farmaceutike angleze-suedeze AstraZeneca dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Von der Leyen dhe Charles Michel kishin bërë deklarata të ngutshme rreth kompanisë dhe Britanisë që u detyruan t’i tërheqin pastaj. Asaj stuhie i shpëtuan zyrtarët e lartë të BE’së – ku kishte kërkesa për dorëheqje të Ursula von der Leyen – por brenda ende ka pakënaqësi si duket.