5 viktima të reja nga Coronavirusi në Serbi: Numër i madh i të infektuarve brenda një dite

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për pesë viktima të reja nga koronavirusi në Serbi, transmeton Gazeta Metro.

Der më tani, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga pandemia Covid-19 në këtë vend ka arritur në 122, derisa numri i rasteve të reja çdo ditë është duke shkuar në rritje më të madhe.

Vetëm brenda ditës së sotme është njoftuar për 324 raste të reja pozitive me virusin korona, ndërsa numri total i të infektuarve deri më tani ka prekur shifrën 6 mijë e 318.

Si një ndër vendet fqinje të Kosovës, Serbia vazhdon të jetë vendi më i prekur nga ky virus, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 753.

Të ngjashme