Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një (1) kombi të markës “VW LT 28”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të veprës penale, “Lëndim i lehtë trupor”.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Tentim vjedhje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.