51 aktakuza kundër 52 personave, për vepra të ndryshme penale

Prishtinë | 08 Gus 2023 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetenjë (51) aktakuza kundër pesëdhjetedy (52) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka ushtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona si dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë (9) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ndaluar tre (3) persona dhe  ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme