51 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Prishtinë | 22 Gus 2021 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 32 persona janë shëruar nga COVID-19 ndërsa janë regjistruar edhe 51 raste të reja me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga kjo komunë.

Ndërsa, deri tani në Malishevë janë regjistruar 52 viktima nga koronavirusi.

Mbi 1 mijë e 600 qytetarë të kësaj komune kanë rezultuar pozitiv me virus, ndërsa 1 mijë e 121 janë shëruar nga ai.

“Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 1679 raste, prej tyre 1121 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me Covid janë dhe 506 persona”, thuhet nga kjo komunë.

Të ngjashme