52% e austriakëve kundër anëtarësimit të Kosovës e Shqipërisë në BE

Prishtinë | 08 Nën 2016 | 10:43 | Nga

Sipas një hulumtimi të Shoqatës Austriake për Politikën Evropiane shumica e austriakeve (51% respektivisht 52%) janë kundër anëtarësimit të Kosovës dhe Shqipërisë në BE.

Këtë e ka bërë të ditur udhëheqësi i Nismës Ekonomike për Kosovën në Vjenë (ECIKS), Kujtim Dobruna, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Mbi 70 për qind e të anketuarve nuk e shohin zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit si të rëndësishëm, përderisa 85% kërkojnë thellimin e bashkëpunimit të shteteve anëtare”, ka shkruar Dobruna, raporton EkonomiaOnline.

“Ky është vetëm një nga indikatorët se sa shumë punë mbetet për t’u bërë në rrugën (deri tani pa alternativë) te integrimit evropian”, ka shkruar Dobruna, i cili ka publikuar një grafik nga rezultatet e këtij hulumtimi.

tabela

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme