Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në mbledhjen e sotme ka paraqitur shumën e mjeteve maksimale që lejohen për t’u shpenzuar gjatë fushatës pesë ditore në Komunën e Drenasit për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Sipas KQZ-së, shuma e mjeteve që do të shpenzohen në këtë fushatë do të jetë 26 481 50 euro.
Ndërkaq numri i votueseve që do të marrin pjesë gjatë këtyre zgjedhjeve për kryetarë të Komunës së Drenasit, sipas regjistrit civil është 52 963 qytetarë me të drejtë vote.
KQZ gjithashtu ka miratuar edhe specifikat e teknike për fletëvotimin për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit.
Gjithashtu me urdhër të presidentit, Hashim Thaçi, Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve ka vendosur që të bëjë zëvendësimin e zëvendëskryeministrit, Ramiz Kelmendi, me Fatmir Shurdhajn dhe zëvendësimi i kryetarit të Komunës së Drenasi, Fadil Demaku, me kandidatin, Nehat Baftiu.