Dhjetëra aksidente në trafik po vazhdojnë të shkaktohen në Kosovë.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar 55 aksidente.
17 nga aksidentet kanë qenë me të lënduar, ndërsa 38 me dëme materiale.
Gjatë kësaj kohe policia ka shqiptuar edhe gjoba në trafik ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Ajo ka shqiptuar 773 gjoba.
Kujtojmë që mijëra aksidente në trafik shkaktohen vit pas viti në Kosovë, shumë prej të cilave përfundojnë edhe me fatalitet.
Ndërsa, shkaktarët kryesorë të aksidenteve janë vlerësuar të jenë: Shpejtësia, mosrespektimi i rregullave në trafik, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe vozitja nën ndikimin e alkoolit.