Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsionit 2019 ka organizuar tryezën e diskutimit të organizuar nga KDI, D+ dhe INPO, me titull “Sinjalizuesit në luftën kundër korrupsionit në prokurim publik”, raporton Ekonomia Online.
Kjo tryezë diskutimi është organizuar me qëllim të diskutimit rreth integritetit të biznesit në prokurim publik, roli i sinjalizuesve në ekspozimin e korrupsionit në prokurim publik si dhe roli i Organit Shqyrtues të Prokurimit në sistemin e prokurimit publik.
Vedat Poterqoi nga Iniciativa për Progres tha se monitorimi është bërë prej viti 2018 deri në nëntor të viti 2019 dhe secilës komunë në Kosovë i janë monitoruar nga 4 tenderë.
“Ky raport përfshin monitorimin publik në komunat e Kosovës dhe periudhën prej dhjetorit 2018 deri në nëntor 2019. Secilës komunë i janë monitoruar nga 4 tenderë. Janë të përfshira edhe raste gjyqësore për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Gjatë monitorimit të këtyre aktiviteteve janë evidentuar shumë gjetje që janë në kundërshtim me dispozitat ligjore”.
Sipas tij, ka pasë vonesa në vlerësimin e tenderëve dhe në ekzekutimin e përmbylljes së kontratave.
“Moshartimi i kushteve të veçanta që duhet t’i pranojë tenderuesi dhe shumica e komunave nuk i kanë plotësuar kushtet. Poashtu ka pasur edhe vonesa në vlerësimin e tenderëve. Kemi pranuar edhe pranim të çmimeve me 00,1 cent. Poashtu ka pasur edhe vonesa në ekzekutimin dhe përmbylljen e kontratave. Shkeljet më të shpeshta janë shkeljet me ekzekutimin e kontratave, shkelje ligjore për caktimin e afatit dhe të skadimit të kontratës. Katër komuna kanë lidhur kontrata me një OJQ dhe OJQ-ja fituese e këtyre kontratave nuk është e licencuar për ofrimin e shërbimeve shëndetësore”.
“Janë monitoruar 23 seanca gjyqësore që përfshijnë 9 lëndë dhe gjatë këtij viti gjykatat kanë shpallur aktgjykime liruese për 5 raste dhe asnjë zyrtarë i prokurimit publik nuk akuzohet për korrupsion”, tha Poterqoi.
Diana Metushi-Krasniqi nga KDI-ja tha që 56,9% e bizneseve në Kosovë besojnë se ka korrupsion dhe përqindja më e madhe në prokurimin publik.
“56,9 % e bizneseve besojnë se ka korrupsion në Kosovë dhe 43.7% thonë që korrupsion ka niveli më i lartë i prokurimit publik dhe 35% në nivel lokal. Bizneset më së shumti që ballafaqohen me korrupsion janë marrja pjesë në aktivitetet tenderuese , marrja e lejeve dhe licencave. Bizneset me të prirura në aferat korruptive janë ato që nuk posedojnë kualitet të mirëfilltë të punës. Bizneset ballafaqohen dhe me konkurrencë (tregu në të zezë)”.
Ajo tha që 15% e rasteve me korrupsion vjen nga sinjalizuesit dhe 13% nga mediet.
Mbi 15% të rasteve të identifikimi të rasteve të aferave korruptive vijnë nga sinjalizuesit dhe 13% vijnë nga mediet. Ne duhet t’i krijojmë mekanizmat e mbështetjes së sinjalizuesve. Rasti i ndërtimi i pishinës Olimpike në Prizren 2.4 milionë po vlera e parashikuar ka qenë 4 milionë”.
Agon Hysaj nga Demokraci Plus, tha se në vitin 2018 janë rreth 630 milionë të shpenzuara përmes prokurimit publik.
“Në vitin 2018 rreth 630 milionë të shpenzuara përmes prokurimit publik. Për rreth 300 milionë vendos OSHP. Vlera e parashikuar është tejkaluar për 10700%”, tha Hysaj.
Kryetari i Komisionit Rregullativ për Prokurim publik, Osman Vishaj, tha se sinjalizuesit në fillim duhet t’i përdorin faktet.
“Është trend vendosja e kritereve diskriminuese. Komisioni rregullativ është organ i pavarur. Mjafton një hallkë e cila mund të dëmtoj të gjithë procesin. Sinjalizuesit kanë rol të madh edhe në vendet e rajonit. Duhet të përdoret mirë dhe me fakte edhe kur bëhet një sinjalizim që duhet të ketë kujdes me fakte dhe mos të vazhdohet më tej sinjalizuesi pa e dëshmuar faktin”.
Prokurori Zejnullah Gashi tha se gjatë 9 mujorit prokuroritë kanë pranuar 279 raste dhe 263 janë zgjidhur.
“Sa përket ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve e ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Ligji për Sinjalizuesit mund të ketë sukses kur bëhet edhe kompensimi i tyre. Gjatë 9 mujorit të viti 2019 prokuroritë kanë pranuar 279 raste dhe kanë zgjidhur 263 raste. Sa i përket rastit të korrupsionit prokuroritë kanë pasur 9 raste me 27 persona dhe kanë zgjidhur 7 raste me 24 persona”.
Përfaqësuesi i drejtorisë së krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, Bashkim Spahiu, tha se janë hetuar 3 raste dhe janë ngritur kallëzime penale ndaj 9 personave që në mesin e tyre ka edhe zyrtarë të OSHP-së.
“Këto iniciativa duhet të shtrihen edhe në nivel lokal sepse është më i kufizuar. Po ashtu duhet një vetëdijesim që të parandalohen edhe rastet e tjera kurruptive. Gjatë viti 2019 drejtoria e krimeve ekonomike ka hetuar 3 raste që lidhin me procesin e prokurimit. Në këto tri raste janë ngritur kallëzime penale ndaj 9 personave, në mesin e cilëve fatkeqësisht ka edhe zyrtarë të OSHP-së”, tha Spahiu, raporton EO.
Blerim Kelmendi nga Agjencia Kundër Korrupsionit, tha se mandati i tyre është që të trajtohen rastet që paraqesin dyshime për korrupsion në aktivitete e prokurim publik.
“Mandati i agjencisë është që të trajtohen rastet që paraqesin dyshime për korrupsion në aktivitete e prokurim publik. Tash kemi Ligj të ri për Sinjalizuesit dhe një prej gjetjeve që nuk është zbatuar ligji është ndoshta edhe titulli problematik si informator ka paraqitur problematik. Ky ligj ka hyrë në fuqi tash e një vit”.