6 nëndegë të Forumit Rinor të LDK-së, i bashkohen AKR-së

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 18:54 | Nga

Gjashtë nëndegë të Forumit Rinor të LDK-së, i janë kanë bashkuar sot Aleancës Kosova e Re në Mitrovicë.

Kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri ju ka uruar mirëseardhje në Aleancën Kosova e Re, rreth 150 anëtarëve të rinj.

Bahtiri tha se është kënaqësi e veçantë për të që është në mesin e të rinjve, sepse tashmë po vjen në shprehje vizioni për të mirën e qytetit.

“Gjithmonë ua kam hapur derën njerëzve të ndershëm dhe që kanë guxim për të vepruar për këtë vend”, tha kryetari i Mitrovicës, duke shtuar se Aleanca Kosova e Re është e hapur për gjithë ata qe duan t’i bashkohen vizionit të Presidentit Behgjet Pacolli dhe kësaj kolone që do të jetë në shërbim të qytetarëve të Mitrovicës.

Njëri nga të aderuarit e rinj në AKR, Blerim Kelmendi, tregoi edhe për arsyen e kalimit të këtyre nëndegëve të LDK-së në AKR.

Ai tha se plan programi i Aleancës Kosova e Re, në krye me Behgjet Pacollin dhe projektet e realizuara në Mitrovicë, kanë zgjuar interesim tek këta të rinj.

Kelmendi ka njoftuar tutje se secila prej gjashtë nëndegëve, ka edhe dhjetëra anëtarë dhe aktivistë prapa, të cilët tash e tutje aktivitetin e tyre politik do ta zhvillojnë në kuadër të AKR-së.

20161125_154131-696x522

20161125_152042-2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme