6 raste të reja me Coronavirus në Suharekë

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Edhe 6 persona në Suharekë kanë dalë pozitiv me Coronavirus. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai pëmres një postimi në Facebook ka shtuar se, nuk duhet të ndalemi e të punojmë, që situatën ta mbajmë nën kontrollë, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen.

Postimi i plotë:

Nga 16 mostra që janë testuar, 6 prej tyre kanë dalë pozitiv, pra janë me Covid-19.

Ne nuk duhet të ndalemi e të punojmë, që situatën ta mbajmë nën kontrollë, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen.

Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë.


Të ngjashme