Në Shqipëri kanë vdekur 6 persona nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit ndërsa kanë rezultuar pozitivë 128 të tjerë. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 712 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.728.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 130.537 raste pozitive, prej tyre 105.728 janë shëruar, 22.431 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.378 pacientë.