65 vjeçari që u gjet i vdekur brenda objektit të “Shurdhmemecëve” në Mitrovicë, dyshohet se u vra me mjetë të fortë

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Një person (65 vjeçar) në brendi të lokalit të shoqatës së të verbërve dhe shurdhmemecëve është gjetur pa shenja jete të martën rreth orës 14:35 në rrugën “Avni Shabani”, në Mitrovicë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “vrasje”, pasi siç bëhet e ditur dyshohet se viktima është goditur me një mjetë të fortë.

“Raportohet se në brendi të lokalit të shoqatës të verbërve dhe shurdhmemecëve është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Dyshohet që viktima është goditur me një mjetë të fortë”, thuhet në raport.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rasti duke u hetuar”, thuhet ndër të tjera në raport. 

Të ngjashme