68 persona u arrestuan gjatë kryengritjes në ShBA

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Departamenti i Policisë Metropolitane në DC ka arrestuar 68 persona mbrëmjen e kaluar pas kryengritjes në ndërtesën e Kongresit në SHBA, sipas zëdhënësit të një kryetari të bashkisë.

Shumica e arrestimeve u bënë për shkak të shkeljes së orës policore që u vendos më herët me qëllim shpërndarjen e turmës pasi kryebashkiakja Muriel Bowser e mori këtë vendim.

Ndërkaq, arrestimet e tjera u bënë edhe nën akuzën armëmbajtje dhe hyrje të paligjshme.

Arrestimet e mbrëmshme përfshijnë akuzat e mëposhtme:

Pesë arrestime për armëmbajtje pa leje.

Dy arrestime për posedim të paligjshëm të armëve të tjera (shufra metalike apo armë të tjera të ngjashme me shkopinjtë e policisë. Shënim – këto lloje armësh mund të jenë të ligjshme në shtete të

tjera, por ato janë të paligjshme në DC.

25 arrestime për shkelje të orës policore dhe hyrje të paligjshme në bazat e ndërtesës së Kongresit.

36 arrestime për shkelje të orës policore, përfshirë 8 arrestime për shkelje të orës policore në Capitol Grounds të SHBA-së dhe 28 arrestime për shkelje të orës policore në të gjithë qytetin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme