1. Vetëbesimi
Besimi është çelësi. Nuk është “përsosmëria”. Një e ecur e sigurt, plot qëllim, me kokën lartë, kontakti me sy, dhe një buzëqeshje e gjerë dhe mikpritëse ndihmon shumë.
Vetëbesimi shkakton më shumë se vetëm një prani apo tërheqje të fortë – është themeli për një jetë të mirë. Suksesi, çfarëdo që ai nënkupton për ju. Aftësia për të shkuar pas asaj që dëshironi, e cila gjithashtu i bën femrat të parezistueshme. Me fjalë të tjera …
2. Ambicia
Ambicia i jep dikujt një qëllim, një nxitje, një drejtim në jetë. Ambicia është seksi, sepse i mundëson një burri që ka objektivat e tij, ta shohë bashkëshorten si partnere, mike, një njeri me të cilën mund t’i bëjë ballë botës – dhe kështu duhet të jetë një marrëdhënie.
3. Pasioni
Pasioni për jetën. Pasioni për një person tjetër. Pasioni për një interes, hobi, art, muzikë, çdo gjë që ju udhëheq. Eshtë vërtetë tërheqëse një grua e orientuar nga gjërat që pëlqen vërtetë në jetë. Dhe seksi.
4. Dashamirësia
Dashamirësia ndaj të tjerëve është një cilësi e rrallë në shoqërinë moderne. Merrni disa momente që të flisni me dikë, të tregoni dhembshuri për një tjetër anëtar të racës njerëzore, pavarësisht se kush është apo nga është, tregoni zemrën tuaj, si dhe një nivel thellësia, të cilën një dukje e bukur nuk do ta zëvendësonte dot kurrë.
5. Ndershmëria
Kur një grua është sinqerisht vetvetja dhe nuk ndryshon për askënd, ajo shfaq së bashku shumë prej cilësive të mësipërme. Ajo tregon gjithashtu se ka mjaftueshëm respekt për ju, që të jetë e drejtpërdrejtë dhe të mos fshehë asgjë.
Sa kohë do të rrije në një marrëdhënie, me një gënjeshtare të bukur? Nëse nuk i beson partneres apo asaj që ajo thotë, si mund të ndërtosh një themel të fortë? Nuk mundesh.
6. Klasi
Klasi nuk ka fare të bëjë me çmimin në etiketën e rrobave që ke veshur. Klasi ka të bëjë me dinjitetin dhe nivelin e respektit që shfaq për ata që ke përreth.
Nuk ka rëndësi se çfarë lloj makine nget dikush, në cilën pjesë të qytetit jeton, apo cilën markë të rrobave mban veshur. Nëse kanë një sjellje të shëmtuar dhe i sikletosin të tjerët në publik, asnjë nga këto nuk ka rëndësi.
7. Inteligjenca
Nuk ka dyshim se pamja e dikujt është ajo që fillimisht na tërheq. Është e vështirë që të pikasësh një personalitet të madh në një sallë. Shumë tërheqje janë fizike, por sa kohë mund të zgjasë?
Kur bisedat nuk kanë thellësi ose intrigë, shpesh e mbushim kohën me aktivitetin fizik, por është e pamundur të ndërtojmë një lidhje të vërtetë ose marrëdhënie të qëndrueshme me dikë, vetëm prej kësaj.
Duke qenë intelektualisht sfiduese dhe duke pasur aftësinë për të zhvilluar diskutime të vërteta rreth temave kuptimplote, gjithmonë do të nxirrni bukurinë fizike në plan të dytë.
Nuk ka asgjë të keqe që t’i jepni vlerë pamjes tuaj dhe asaj të partneres – të gjithë bëjmë. Tërheqja fizike është pika themelore fillestare e çdo marrëdhënie. Por nëse kjo është e vetmja gjë që lidh dy persona, lidhja shpejt do të dobësohet dhe do të mbarojë. Flaka mund të digjet me forcë – por do të jetë jetëshkurtër.