Mund të ketë madje edhe raste ku kemi dëmtuar aksidentalisht dikë pa dashje, dhe kemi paguar pasojën, pavarësisht nga gabimi. Kjo nuk përbën problem, për aq kohë sa nuk keni dashur të dëmtoni qëllimisht dikë. Në të kundërt, ju keni merituar çdo çfarëdo pasoje që ka dalë në rrugën tuaj.
Që të kemi një Karma të mirë, ne duhet të shohim gjërat që mundemi t’i përmirësojmë, si dhe të jemi të kujdesshëm me të tjerët. Ja shtatë mënyra se si karma mund t’jua ndryshojë përgjithmonë jetën.
- Fokusohuni në objektivat tuaj aktualë
Një nga mënyrat më të mira me të cilën ju mund të sillni një Karma të mirë në jetën tuaj, është që të përqendroheni në qëllimet që i keni vendosur tashmë për veten.
Kjo do të thotë që s’duhet ti jepni asgjëje tjetër kohë nga dita juaj, që do t’ju shpërqëndronte e shkëpuste nga nga ajo që po bëni.
Natyrisht, është mirë që të merrni një pushim herë pas here, megjithatë, ju duhet të mbeteni të bindur për gjërat që do të donit të shihnit të lulëzonin, prej suksesit tuaj.
Dështimi do të jetë gjithmonë një aspekt i përpjekjeve për të arritur diçka, kështu që merrini dështimet tuaja si një mësim, në mënyrë që të përmirësoheni më tej.
2. Qëndroni të lidhur me botën përreth jush
Kjo do të thotë që të jeni të lidhur me momentin e tanishëm në jetën tuaj.
Sa më shumë që i lejoni vetes të ndaleni në të kaluarën, aq më pak do të mundeni të jetoni të tashmen.
E ardhmja është pak si shumë e paqartë për ju, që me të vërtetë të merrni një vendim në lidhje me të, pasi koha e ndryshon jetën tuaj çdo ditë, dhe e vërteta është që, ju nuk keni asnjë mënyrë që të përcaktoni se çfarë do të ndodhë saktësisht.
Mënyra më e mirë për ju që të jeni të lidhur dhe të sillni karma të mirë në botën tuaj, është që të jetoni jetuar çdo ditë me maksimumin e potencialit tuaj.
3. Merrni përgjegjësi
Një tjetër mënyrë shumë e mirë për të futur karma të mirë në jetën tuaj, është që të merrni përgjegjësi për gjërat që keni bërë në jetë. Qoftë nëse është një gjë e mirë apo e keqe, ju duhet të jeni gjithmonë të gatshëm të qëndroni për atë që keni krijuar. Mund të mos i pëlqeni rezultatet kur një gjë ka shkuar keq, por nëse e pranoni si tuajën, po bëni gjënë e duhur. Jo të gjithë janë në gjendje që të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre, sidomos këto kohë. Kështu që përpiquni ta bëni dhe të tërhiqni karma pozitive.
4. Mësoni të qeshni me veten tuaj
Përulësia është gjithashtu një nga mënyrat më të mira, për të tërhequr karma të mirë në jetën tuaj. Nëse nuk jeni në gjendje të qeshni me veten tuaj, atëherë ju nuk do të jeni në gjendje që të pranoni asnjë lloj kritike.
U përmend më lart, dështimet janë mësime për ne, që të mësojmë se si të bëjmë përmirësimet e nevojshme, në gjërat që ne e dimë se duhet të ndryshojnë.
Mos e merrni kaq seriozisht çdo gjë që thonë të gjithë, por në të njëjtën kohë, jini të gatshëm për të pranuar një shaka herë pas here. Përulësia i shpie njerëzit larg.
5. Jini të duruar
Një nga metodat më të mira për arritjen e karmas së mirë në jetën tuaj është të mësoni se si të jeni tolerant, dhe të duruar me botën. Jo gjithçka do të shkojë si doni ju, përditë në jetën tuaj.
Do të ketë momente kur ju me të vërtetë doni që të mbaroni punë me diçka, por kjo do të kërkojë shumë durim dhe kohë nga ana juaj, me qëllim që të jetë një sukses në fund.
Njerëzit janë lehtësisht të padurueshëm kur bëhet fjalë për gjërat që ata duan, por ka një thënie të vjetër, shumë të vlefshme: “Të gjitha gjërat e mira, vijnë për ata që presin”.
6. Praktikoni mirësinë
Një prej mënyrave më të sigurta për të arritur karma të mirë në jetën tuaj është që të jeni të mirë, jo vetëm me të tjerët, por edhe me veten tuaj. Dashuria për veten ka rëndësinë më të madhe kur vjen fjala për të qenë të mirë me të tjerët. Nëse ju bëni një buzëqeshje false që të gjithë ta shijojnë, atëherë kjo nuk është një ndjenjë e sinqertë që po u dhuroni.
Merrni kohë për të gjetur gjërat që ju bëjnë më të lumtur në jetë dhe bëni gjithë sa mundeni për t’i arritur ato gjëra. Sa më shumë që të gjeni se si të jeni të mirë me veten, aq më shumë mirësia për të tjerët do ju vijë natyrshëm.
7. Praktikohuni që të ndjeheni rehat me ndryshimin
Ndryshimi nuk është gjëja më e mirë, e në të njëjtën kohë, ai është. Problemi me ndryshimin është se ne e kemi të vështirë të përballemi me dallimet që më parë nuk i kemi njohur.
Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që ndryshimi është gjë e keqe, por thjeshtë që ne nuk jemi mësuar. Praktikoni të qënit mendjehapur ndaj gjërave të reja që normalisht më parë nuk i bënit.
Sigurisht kjo do të kërkojë që të dilni nga zona juaj e rehatisë, por sa më shumë që të jeni në gjendje të pranoni ndryshimin, aq më shumë karma të mirë do të sillni në jetën tuaj.