Kanceri i mushkërive është kanceri i dytë më i përhapur si tek meshkujt ashtu edhe femrat.
Sipas të dhënave të The American Cancer Society (Shoqatës Amerikane të Kancerit ) deri në fund të vitit rreth 224,390 raste të reja të kancerit të mushkërive do të diagnostikohen dhe do të ketë rreth 158,080 vdekje për shkak të kësaj sëmundjeje.
Ndërsa pirja e duhanit rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive, këto statistika përfshijnë edhe duhanpirësit. Njohja e shenjave dhe simptomave të para është jetësore për ta kapur atë në kohë në mënyrë që të trajtohet sa më shpejt të jetë e mundur.
Kollë e vazhdueshme
Problemet me aparatin e frymëmrarrjes, ftohja, bajamet etj shoqërohen me kollë, por kjo do të zhduket brenda një ose dy javësh! Një kollë e vazhdueshme që largohet mund të jetë një shenjë e kancerit të mushkërive, veçanërisht nëse kollitja vazhdon të përkeqësohet.
Kollë jo e zakonshme
Nëse ndjeni që kollitja juaj është e thellë (sikur ju del nga kraharori) dhe është e zhurmshme, duhet të vizitoni një mjek. Shikoni gjithashtu në mund të vëreni njolla gjaku tek kolliteni apo praninë e mukusit.
Vështirësi në frymëmarrje
Nëse qelizat kancerogjene fillojnë të bllokojnë ose ngushtojnë rrugët e frymëmarrjes , ju do të ndjeni vështirësi gjatë këtij procesi. Nëse ndiheni të lodhur edhe pas një aktiviteti fizik fare të thjeshtë, si ecja e distancave të shkurtra, apo ngritja e peshave të lehta për pak minuta atëherë duhet të konsultoheni me një mjek.
Dhimbje gjoksi
Kanceri i mushkërive mund të shkaktojë dhimbje gjoksi, në shpatulla ose shpinë. Nëse dhimbja është e mprehtë dhe e çuditshme, sigurohuni që menjëherë t’i tregoni mjekut tuaj. Dhimbja e kraharorit mund të jetë tregues i shumë problemeve shëndetësore, përfshirë kancerin e mushkërive.
Ndryshime në zërin tuaj
Nëse filloni të vëreni ndryshime në zërin tuaj – ton më të thellë, më të zbehtë ose më të zhurmshëm – lini një takim me specialistin. (gjithmonë nëse këto ndryshime nuk lidhen me një ftohje, grip apo ndonjë problem tjetër).
Humbje e pashpjegueshme e peshës
Qelizat e kancerit mund të përdorin energjinë e trupit tuaj madje të ndryshojnë mënyrën se si trupi përdor rezervat për funksionet jetike. Nëse nuk keni bërë asgjë për të humbur peshë dhe keni rënie në mënyrë drastike, vuani nga një problem.
Dhimbje e kockave
Kanceri i mushkërive mund të mos paraqesë shumë simptoma deri sa të përhapet. Kanceri që është përhapur deri në nivelin e eshtrave mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e prapme ose në zona të tjera të trupit. Kanceri i mushkërive është gjithashtu i lidhur me dhimbje në krahë ose qafë.