7 viktima dhe 739 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri njofton për situatën e 24 orëve të fundit me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 469 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,895 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për Covid-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme