Numri i aksidenteve në Kosovë, vetëm sa po shkon duke u rritur. Vetëm në 24 orët e fundit në vend kanë ndodhur 70 aksidente, ndërsa janë arrestuar nëntë persona.
Sipas raportit 24 orësh që lëshon Policia e Kosovës, që prej mbrëmë në vend kanë ndodhur 70 aksidente, 35 prej të cilave kanë përfunduar edhe me të lënduar.
Përveç aksidenteve, Policia raporton se ka arrestuar edhe 9 persona, gjersa 4 janë në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit, shkruan Express.
Në bazë të këtij raporti, numri i tiketave të shqiptuara nga Policia ka shënuar rënie. Përderisa ditëve të tjera, numri i tiketave të shqiptuara arrin në më shumë se 1 mijë, në 24 orët e fundit janë shqiptuar vetëm 357 gjoba.