72% e profesorëve të UP-së nuk i arsyetojnë titujt që kanë

Prishtinë | 19 Jan 2018 | 14:42 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fakulteti i Bujqësisë, Mjekësisë dhe Shkencave Natyrore prin me numrin e madh të punimeve për profesor, madje ka profesorë që kontrollojnë punime më shumë se sa ka punime Fakulteti Filozofik.

Ky ishte një nga shqetësimet që organizatat që merren me mbikëqyrjen e arsimit në Kosovë i prezantuan para Komisionit për Arsim të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Rron Gjinovci nga organizata ORCA tha se përveç numrit të madh të punimeve që ka një profesorë, 72 për qind e profesorëve të UP nuk arsyetojnë titujt që i kanë.

“Ajo që është shumë shqetësuese është se 72 për qind e profesorëve që kanë tituj akademik ju keni justifikojnë titujt që i mbajnë pra kanë në pak punime se sa që duhet për me i pas ata tituj ndërkohë që rregullat për me i fituar ata titujt nuk kanë ndryshuar pas vitit 99 në më ynë drastike që me pas shpërpushje me rregullat aktuale gjithmonë duhet me pas parasysh që jemi tu fol për kriteret ma minimale që ekziston në rajon e Ballkanit sa i përket titujve akademi.

“Çka ka qenë interesat është se fakulteti i bujqësisë i mjekësisë edhe i shkencave natyrore prin me numër të madh të punimeve për kokë profesori. Ndonëse konsiderohen si ma të vështira ndërkohë që fakultetet e shkencave sociale dhe humanistike në përjashtim të fakultetit të edukimit i ciki i afrohet mesatares së universitetit. Për shembull një profesor në fakultet te matematikës i ka punime sa krejt Fakulteti Filozofik”.

Artan Demhasaj, nga organizata Qohu, tha se një  personi që punon në institucione publike qoftë deputet ministri e të therë duhet të iu pamundësohet ushtrimi i detyrës së profesorit në universitet.

Sipas tij, vazhdimisht kanë rekomanduar që kjo çështje të trajtohet edhe në ligjin për parandalimin e interesit.

“Ne si organizatë kemi pasur rekomandime gjate gjithë kohës sa i përket ligjit për parandalim të interesit qe të paktën ne u trajtuar dhe për shkak të interesit të përgjithshëm mos me lejuar universitetin me h shkatërrua me konsiderua konflikt te interesit kur një person ne institucionet tona publike qoftë ministër deputet me i pamundësua ushtrimi i të drejtës së profesionit në universitet”

Ndërsa, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha se deputetët duhet të jenë të parët që japin dorëheqje nga pozitat e tjera.

“Nuk kam pare interesa të anëtarëve në komision prandaj konflikti i interesit dhe për mu është e pakuptueshme se si mundemi. E në radhe të parë si deputet do të duhet të jepnim dorëheqje nga pozitat e tjera edhe në kryetar i kuvendit edhe shef i grupeve parlamentare”.

Kryetari i komisionit, deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi, tha se ky komision do të angazhohet që të punoj në zgjidhjen e këtyre problemeve. Ai tha se janë të brengosur edhe për shkarkimin e bordeve të ndryshme.

“Jemi edhe ne te njoftuar edhe brendosut për mënyrën e shkarkim të bordeve të ndryshme qe kane ndodhur edhe sidomos ne ligj dhe me Agjensioni Kosovar tw Akreditimit  Kjo çështje është diku parazgjedhjes”.

Të ngjashme