72 vjeçari gjendet i vdekur në një motel në Gjilan

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Një 72 vjeçar është gjetur pa shenja jete në një motel në Gjilan, ku gruaja me të cilën ishte ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se i moshuari ishte i rrethinës së Gjilanit.

Ky rast është përfshirë edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar.  Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes  ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


Të ngjashme