75 vjeçari plagos aksidentalisht një 6 vjeçar në Kukës

Prishtinë | 08 Tet 2022 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Kodër Lumë të Kukësit, personi me inicialet H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një shtetas 6 vjeç (fqinjin e tij), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Sipas Policisë së Shtetit në Shqipërisë, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale.

“Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Të ngjashme