7800 njerëz janë angazhuar për mbarëvajtje të zgjedhjeve në Shqipëri

Prishtinë | 29 Qer 2019 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Një numër simbolik i qytetarëve që mbështet opozitën ka protestuar për mos mbajtje të zgjedhjeve në Tiranë, konkretisht në lagjen “Kombinati”.

Gazetari Shkodran Gajraku në një lidhje direkte nga Tirana, tregoi se protesta ka përfunduar dhe se për mbarvajte të rregullt të zgjedhjeve janë angazhuar më shumë se 7800 persona, njofton Klan Kosova.

“Në Dibër u tentua të digjet materiali zgjedhor, policia arrestoi disa persona dhe 40 të tjerë janë në kërkim, shkollat janë mbyllur me kyç që të mos preket materiali zgjedhor”.

“Vlen të ceket se për ta mirëmbajtur procesin janë angazhuar më shumë se 7800 persona, në Elbasan është shpërndarë edhe materiali i ndjeshëm zgjedhor”.

“Policia shqiptare është edhe për rreth ambasadave në Tiranë, kështu duke parandaluar ndonjë problem eventual”.

Sot po mbahet heshtja zgjedhore në Shqipëri, ndërsa nesër në ora 07:00 hapen qendrat e votim

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme