80 viktima për tri net në Filipine

Prishtinë | 18 Gus 2017 | 14:39 | Nga

13 persona janë vrarë në Manila nga Policia, në natën e tretë të një përshkallëzimi të luftës së ashpër kundër drogës dhe krimit, të presidentit Rodrigo Duterte, duke e çuar në 80 bilancin e një prej javëve më të përgjakshme deri më tani në Filipine.

Më herët, këtë javë, 67 persona u vranë dhe më shumë se 200 të tjerë u arrestuan në Manila e provincat përreth kryeqytetit të Filipineve, në atë që policia e cilësoi si një përpjekje të madhe për të goditur krimin e rrugës dhe drogën.

Policia e Filipineve ka ndërmarrë kështu një operacion antikrim, në ato që i konsideron zona të ekspozuara ndaj krimit, zakonisht lagje të varfra me baraka.

Duterte ka shprehur mbështetjen për përshkallëzimin e luftës gjatë kësaj jave dhe tha se do t’i amnistonte oficerët që kishin vrarë kriminelët, e madje edhe do t’i ngrinte ata në detyrë, shkruan Top Channel .

Kritikët pretendojnë se pjesëtarë të policisë kombëtare të Filipineve po ekzekutojnë të dyshuarit dhe thonë se ka gjasa që të kenë dorë në mijëra vrasje të pazbardhura të përdoruesve të drogës nga vullnetarë misteriozë. Policia dhe qeveria i hedhin poshtë këto akuza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme